Sport

Jo vetëm dëmtim, mbrojtësi i Barcelonës infektohet me Covid-19

Pak ditë më parë u dëmtua dhe do i duhet të qëndrojë rreth dy muaj jashtë fushave të blerta për shkak të një dëmtimi muskulor, por nuk mjafton me kaq.

 

Sergi Roberto ka dalë pozitiv në testin e kryer së fundmi për Covid-19 dhe do duhet të përballojë një tjetër shqetësim fizik. Lajmin e bën të ditur vetë klubi i Barçës përmes një deklarate.

 

Barcelona njofton se Roberto është në gjendje normale shëndetësore dhe po qëndron i izoluar në shtëpi. Autoritetet mjekësore gjithashtu kanë gjurmuar edhe kontaktet e Robertos dhe i janë nënshtruar testeve. /abcnews.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button