LajmeRajoni
Trending

Rrëfimi i kosovares që lindi në Zvicër, për temë diplome e mori historinë e familjes Jashari

E lindur në Zvicër, dy vite pas mbarimit të luftës në Kosovë, Elmedina Buja, kuptohet që nuk mund të dinte menjëherë për historinë më të freskët të vendlindjes së prindërve të saj.

 

Teksa ajo rritej, dhe gjatë vizitave të rregullta në Kosovë, filloi të kuptonte se disa gjëra nuk shkonin, nuk ishte njëjtë me vendin ku ishte lindur dhe rritej.

Shihte shumë shtëpi të d j e g u r a dhe të sh k a t ë rr u a r a nga l u f t a e fundit, numër të madh të skamnorëve nëpër rrugë.

Të gjitha këto vetëm sa e shtonin kureshtjen e saj se çfarë kishte ndodhur me të vërtetë në këtë vend, pse nuk është njëjtë si në Zvicër.

E lënduar nga ajo që shihte, pyetjet që u shtronte prindërve të vet, ishin të pafund. Me insistimin e saj, prindërit i kishin shpjeguar gjerë e gjatë për gjithçka kishte ndodhur në Kosovë, në vitet kur ajo ende nuk kishte lindur. Me po të njëjtat pyetje ishte përballur edhe gjyshi i saj, i cili kishte përjetuar edhe L u f t e n  e Dytë Botërore.

Para 4 vitesh, gjatë vizitës së saj në Kosovë, së bashku me prindërit, vendosin të vizitojnë Kompleksin memorial të Jasharajve, në Prekaz.

Tema e diplomës

Nga ajo që kishte parë dhe dëgjuar për atë çfarë kishte ndodhur në atë vend e me Familjen Jashari, pyetjet e Elmedinës, tashmë kishin marrë një drejtim tjetër.

Ajo i kishte vënë vetes përpara qëllimin që heroizmin, t r a gj e d i n e dhe sakrificën e Familjes Jashari, ta ndajë edhe me opinionin zviceran. Pasi që vijonte mësimet në gjimnaz, me orientim për Ekonomi dhe Drejtësi, Elmedina edhe kishte vendosur që tema e maturës, të ishte pikërisht “Familja Jashari“.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button