Lajme

Gjermani regjistron 962 viktima të reja nga Covid-19, shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë

Gjermania gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 962 vdekje nga koronavirusi i ri (COVID-19), e cila është shifra më e lartë ditore që nga shpërthimi i pandemisë.- Advertisment –

Në një deklaratë nga Instituti Robert Koch (RKI) thuhet se me 962 vdekjet e fundit numri i viktimave ka arritur në 27.968, ndërsa me 24.740 raste në 24 orët e fundit numri i rasteve arrin në 1.554.920.

Shifra e viktimave të raportuara sot është regjistruar si “shifra më e lartë e vdekjeve e regjistruar deri më sot që nga fillimi i pandemisë”.

Deri më tani shifra më e lartë e vdekjeve ditore me burim COVID-19 ishte regjistruar me 952 vdekje më 16 dhjetor.

Numri i personave të prekur nga COVID-19 që ndodhen në kujdesin intensiv në Gjermani arrin në 5.216 prej të cilëve 2.726 janë të intubuar.

Ndërsa sipas lajmeve në mediat gjermane mësohet se për shkak të numrit të lartë të vdekjeve janë të pamjaftueshme kapacitetet e disa krematoriumeve ku digjen trupat.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button