Lajme

Qeveria: Qytetarët me llogari të bllokuar do të marrin ndihmë financiare prej 6.000 denarëve

Qytetarët me llogari të bllokuar do të marrin ndihmë financiare prej 6.000 denarëve, kumtoi sonte Qeveria.

Lista e azhurnuar e shfrytëzuesve, thonë ata, është publikuar dhe janë vendosur të gjitha kategoritë e qytetarëve që marrin ndihmë të njëfishtë prej 6.000 denarëve si masë e pakos së 4-të të ndihmës gjatë pandemisë me KOVID-19. Procesi i përpunimit të ankesave është duke vazhduar. Qytetarët drejtohen ta kontrollojnë uebfaqen www.kupuvamdomasno.gov.mk, ku azhurnohen të dhënat pasi ato vijnë nga institucionet, varësisht nga kategoritë e qytetarëve për të cilët ata janë përgjegjës.

Siç theksohet nga Qeveria, ata qytetarë që kanë llogari të bllokuar, sipas ligjit, risistemohen në një bankë që ka aftësinë teknike të paguajë mjetet në një llogari të veçantë.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë të Veriut bëri gjithçka për të liruar qytetarët nga procedurat administrative në mënyrë që mjetet të arrijnë tek të gjithë ata që kanë nevojë për to sa më shpejt të jetë e mundur, ndërsa mjetet mund të përdoren për ato për të cilat qytetarët kanë më shumë nevojë”, qëndron në kumtesë.

Masa është me vlerë prej 24,6 milionë euro dhe mbështet grupe të cenueshme të qytetarëve. Mbi 280 mijë qytetarë në llogari transaksioni duhet të marrin ndihmë të njëfishtë në vlerë prej 6.000 denarëve.

Kjo masë, siç informohet nga Qeveria, në të njëjtën kohë mbështet të gjithë ekonominë e brendshme, duke stimuluar konsumin personal, ndërsa qytetarët mund të përdorin mjete në çdo periudhë pa afate dhe kufizime.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button