Lajme

Lazim Destani falenderon dhe vlerëson lartë kontributin e kongresistin Eliot Engel

Filantropi nga qyteti i Tetovës, Lazim Destani, ka falënderuar dhe vlerësuar lartë kontributin e Kongresistit Eliot Engel me rastin e përfundimit të punës së tij në Kongresin Amerikan ku ai shërbeu për më shumë se tri dekada.

Destani e ka quajtur z.Engel si mbështetësin e madh të çlirimit të Kosovës dhe anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ndërsa ka shprehur bindje se Kongresisti do të vazhdojë me aktivitetet dhe kontributin e tij për zhvillimin e mëtejshëm të proceseve demokratike në vendet e rajonit.

Postimi i plotë i Lazim Destanit:

Respekt dhe mirënjohje pafund për Kongresistin Eliot Engel me rastin e përfundimit të punës së tij në Kongresin Amerikan ku ai shërbeu për më se tri dekada. Gjatë gjithë kësaj periudhe në Kongres, Eliot Engel ka qenë ndër zërat më të fuqishëm në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare e të promovimit të demokaracisë në rajonin e Ballkanit. Është i jashtëzakonshëm kontributi i tij në mbështetje të çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës dhe të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Si ekspert i rrethanave në Ballkan, ai është dalluar me përkrahjen që i ka dhënë angazhimit të Shteteve të Bashkuara për konsolidimin e paqes, stabilitetit dhe ndërtimit të institucioneve demokratike në vendet e rajonit tonë.
Jam i bindur se miku ynë Eliot Engel do të vazhdojë me aktivitetet dhe kontributin e tij për zhvillimin e mëtejshëm të proceseve demokratike në vendet e rajonit tonë.
Falënderimet dhe mirënjohjet më të thella për këtë mik të madh të kombit tonë, për Kongresistin Eliot Engel.

Kujtojmë se dy vite më parë, kongresisti Eliot Engel e nderoi filantropin shqiptar, Lazim Destani në një ceremoni me flamurin amerikan. Pikërisht ky flamur që ishte dhuratë për z. Lazim Destanit u valëvit me 4 korrik në Washington Hill. Mirënjohja dhe flamuri amerikan ju dorëzua Destanit një ditë pasi Dhoma e Kongresit kishte përkrahur propozimin e kongresmenit amerikan Engel që Lazim Destani të nderohet me këtë çmim të lartë të Kongresit amerikan.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button