LajmeSport

ZYRTARE: Valon Ethemi firmos me Istanbulsporin

Mesfushori nga Tetova, Valon Ethemi është transferuar në Turqi dhe zyrtarisht sot ka firmosur me klubin e Istanbulsporit. Tetovari ka arritur marrëveshje me klubin turk për 4 vite e gjysmë. Ish-kapiteni i Kukësit ka kohë që është bashkuar Istanbulsporit, por pritej janari për të zyrtarizuar bashkëpunimin. Te klubi turk, Ethemi bashkohet me dy shqiptarët tjerë Eduard Rrocën dhe Kristal Abazajn. Valon Ethemi tre sezonit e fundit ishte pjesë e Kukësit në Superligën e Shqipërisë, me të cilët regjistron 10 gola dhe 10 asiste në 96 paraqitje, duke u bërë lojtari më i përmendur në kampionatin shqiptar në sezonin e fundit. Kujtojmë se Ethemi kishte edhe oferta tjera nga klube të ndryshme, ndërsa më pranë firmës ishte Zaglebie Lubin, ndërsa Kukësi komplikonte situatën dhe në moment të fundit dështoi transferimi, por kjo i bëri nder futbollistit tetovar, pasi mori ofertë edhe më të mirë nga Istanbulspori.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button