Lajme

Inspektorati dënon zëvendëskryeministri Artan Grubi me 500 euro

Zëvendëskryeministri i Parë, Artan Grubi ka marrë një gjobë prej 500 eurove pasi që Inspektorati Shtetëror i Punës ka vërtetuar se ka shkelur Ligjin për mbrojtjen e popullatës për shkak se si person përgjegjës, ka lejuar festimin e datëlindjes së Ali Ahmetit pa maska dhe pa u respektuar largësia trupore.

Sipas televizionit “Telma”, gjoba tashmë i është shqiptuar Grubit, ndërsa ai ka afat prej tetë ditësh që ta paguajë.

Më herët, ministri Spasovski tha se Grubi si dhe të gjithë të tjerët që ishin prezent në fotografi janë dënuar me 20 euro.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button