LajmeSport

Drejtori sportiv i Strugës, konfirmon ofertën nga Turqia për Bunjamin Shabanin

Këtë javë në media u përfol për një ofertë nga Liga e Dytë e Turqisë për mesfushorin kumanovar, Bunjamin Shabani që luan te skuadra e Struga Trim Lumit. Të njejtën e ka konfirmuar edhe drejtori sportiv i skaudrës strugane, Besart Isaku, i cili ka thënë se ofertën nga Turqia për Shabanin do ta shqyrtojnë dhe do të vendosin se çfarë do të bëjnë. Ndërkohë Isaku ka folur edhe për ofertat e dy talentëve tjerë të Strugës si Jahja dhe Sheji.

“Kemi oferta dhe për atë jemi krenar. Veçanarisht bëhet fjalë për të rinjt si Abdulhadi Jahja dhe Blerton Sheji. Ky i fundit është reprezentues i Shpresave te Maqedonia. Këta të dy janë talent tanë, të cilët i pret një e ardhme e ndritur. Kemi oferta dhe interesim për të dy futbollistët, por nuk do të shpejtojmë. Fillimisht do ti shqyrtojmë ofertat, pastaj do të vendosim çfarë do të bëjmë. Para disa ditëve na erdh edhe një ofertë nga Turqia për Bunjamin Shabanin, do ta shohim edhe atë. E rëndësishme është që skaudra jonë të luaj mirë dhe të ketë oferta, por do të ketë edhe transfere”, është shprehur drejtori sportiv i Struga Trim Lum, Besart Isaku.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button