MPB: Janë marrë 24 automjete të parregulluara teknike

Sipas nenit 344 të Ligjit për siguri në komunikacionin e rrugëve, i cili hyri në fuqi më 26 dhjetor të vitit të kaluar, nëpunësit policor kanë autorizim të marrin automjete të cilat janë me parregullsi teknike që marrin pjesë në komunikacion, ndërsa vlera e librezës së automjetit u është skaduar më shumë se gjashtë muaj, gjegjësisht janë të paregjistruara, informon MPB.
Nga hyrja në fuqi e kësaj dispozite, deri sot, nga MPB, sqarojnë se janë marrë 24 automjete (SPB Shkup-një, SPB Tetovë-tetë, SPB Strumicë-19, SPB Shtip-pesë).
Sipas nenit 344 të LSKRR, nëpunësi policor do ta përjashtojë nga komunikacioni automjetin i cili nuk është i regjistruar, për të cilin nuk është vazhduar afati i vlerës të librezës së automjetit, për të cilën është vërtetuar parregullsi teknike ose i cili nuk ka targa të përshkruara.
“Nëpunësi policor mund të përjashtojë automjet nga komunikacioni dhe përkohësisht ta marrë automjetin deri në vërtetimin e parregullsisë teknike, por jo më gjatë se tre ditë pune. Nëse vërtetohet parregullsia teknike e automjetit, e cila shkakton zhurmë të madhe ose në rast kur libreza e automjetit është me afat të skaduar prej gjashtë ose më shumë muajve, automjeti merret në kohëzgjatje prej 90 ditëve. Nëpunësi policor i cili e ka larguar automjetin nga qarkullimi i shoferit në vendin e ngjarjes, përkohësisht do t’i merret patentë shoferi ose targat”, informon MPB.
Në kumtesë potencohet se Ministria e Punëve të Brendshme, nëpunësi policor i së cilës përkohësisht e ka marrë patentë shoferin ose targat sipas dispozitave të këtij neni, obligohet shoferit t’ia kthejë patentë shoferin ose targat sapo t’i mbarojë arsyer për shkak të të cilave ia ka marrë. Në afat prej 72 orëve nga momenti i marrjes, patentë shoferi ose targat dorëzohen në vendin ku automjeti udhëhiqet në evidentim.
“Nëpunësi policor i cili përkohësisht merr patentë shoferi ose targa, obligohet për atë vozitësit t’i japë vërtetim, i cili përmban emër dhe selinë e organit që e ka dhënë patentë shoferin, emri dhe mbiemri i pronarit, gjegjësisht bartësi i të drejtës së shfrytëzimit të automjetit dhe adresa e tij, emri dhe mbiemri i vozitësit dhe adresa e tij, arsyeja e marrjes, lloji dhe numri regjistrues i automjetit, data, koha, rruga dhe vendi i marrjes, mënyra dhe koha e kthimit të patentë shoferit dhe vula e nënshkrimi i nëpunësit policor. Nëse vozitëse nuk i merr patentë shoferin ose targat e marrura në afat prej tre ditëve nga dita e marrjes së tyre, ndërsa patentë shoferi dhe targat nuk udhëhiqen në evidentimin në vendin e marrjes, të njëjtat do t’i dorëzohehen në vendin ku udhëhiqet automjeti në evidentim”, citohet në kumtesën e MPB-së.