Lajme

Tragjedi në Tetovë, makina përplas për vdekje një gjashtë vjeçare

Një vajzë e moshës gjashtë vjeçare nga Tetova e ka humbur jetën pasi është goditur nga një makinë në lëvizje në bulevardin “Video Smilevski-Bato” në Tetovë, kanë bërë të ditur nga SPB Tetovë, përcjell SHENJA.

Vajza është përplasur nga makina “Golf” e drejtuar nga 30-vjeçari nga fshati Falishe.

Nga goditja vajza ka marrë lëndime të rënda ndërsa edhe pse është dërguar në spital ajo nuk ka arritur tu mbijetojë plagëve.

Shoferi është siguruar për procedurë të mëtutjeshme, ndërsa hetim në vendngjarje ka bërë ekip i SPB Tetovë si dhe Prokuror Publik.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button