Lajme

Joe Biden zbulon paketën e ndihmës 1.9 trilion dollarë

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Joe Biden ka zbuluar paketën e ndihmës prej 1.9 trilion dollarësh për ekonominë amerikane përpara se ai të marrë detyrën javën e ardhshme.

Nëse kjo paketë miratohet nga Kongresi do të përfshijë 1 trilion për familjet me pagesa direkte prej 1400 dollarësh për të gjithë amerikanët.

Propozimi për ndihmë përfshin 415 miliardë dollarë për të luftuar virusin dhe 440 miliardë dollarë për bizneset e vogla .

Biden ka premtuar të mundë pandeminë e cila i ka marrë jetën më shumë se 385.000 amerikanëve.

Gjatë fushatës që bëri vitin e kaluar ai u zotua të bënte një punë më të mirë për të trajtuar virusin sesa Presidenti në ikje, Donald Trump.

Gjatë një fjalimi ditën e premte Biden tha ”Ne kemi përpara një krizë të vuajtjeve njerëzore dhe nuk ka kohë për të humbur“.

“Shëndeti i kombit është në rrezik. Ne duhet të veprojmë dhe duhet ta bëjmë tani. Do të ketë pengesa, por unë do të jem gjithmonë i sinqertë më ju, si për përparimin që po bëjmë ashtu dhe për pengesat që ne hasim”, shtoi ai.

Biden dëshiron që 20 miliard dollarë të shkojnë për vaksinimin e amerikanëve, përfshirë ngritjen e qendrave të vaksinimit masiv dhe dërgimin e njësive të lëvizshme në qendrat e largëta.

“Përhapja e vaksinave në SHBA ka qenë një dështim i tmerrshëm deri tani,” tha Biden.

Administrata e tij synon në vaksinojë 100 milion persona në 100 ditë.

Plani i tij gjithashtu kërkon 50 miliardë për të zgjeruar testimin e virusit dhe 130 miliardë dollarë për të ndihmuar shkollat të rihapen deri në pranverë.

Plani do të mundësojë punësimin e 100.000 punonjësve të shëndetit publik.

Është e paqartë se sa shpejt do të procedojë Senati, ose nëse do të votojë për të dënuar Trump por drama pritet të provojë një tërheqje nga agjenda e Biden.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button