Lajme

Maturantët kërkojnë të kthehen në shkolla

Shkollarët e mesëm janë të vendosur që gjysmëvjetori i dytë të realizohet në formë të kombinuar, online dhe me prezencë fizike. Më këmbëngulës për tu kthyer në shkollë janë maturantët, pavarësisht që dikasteri i Arsimit paralajmëroi se mësimi pas pushimeve do të vazhdoj online. Maturantët janë më të dëmtuarit, për shkak të siç thonë ata provimeve të maturës shtetërore dhe përgatitjeve për tu regjistruar në universitete.

“Kanë shumë stres për shkak që gjenerata ime si maturantë e mendojnë pjesën e fakultetit dhe universiteteve dhe është krijuar një stres i shtuar. Mësimi nuk ka qenë efektiv sado që ministria mundohet dhe e thotë që mësimi ka qenë shumë efektiv, ne e themi të kundërtën sepse nuk ka qenë për shkak të problemeve me internetin dhe shumë probleme tjera. Andaj, mendoj që problemet që ne tash i shohim do të lënë pasoja edhe në të ardhmen”, tha Blendi Hodai, kryetar i UNSHM-së.

Kudret Ferizi, maturant nga Likova thotë se humbjet janë të mëdha nga mësimi online, posaçërisht për nxënësit që jetojnë në zonat rurale. Ndër problemet më të theksuara janë mungesa e energjisë elektrike dhe internetit.

“Mësimi onlinë fatkeqësisht po prodhon vetëm analfabet funksional për shkak se mundet që një nxënës gjatë tërë orës të mos jetë aktiv fare dhe të figuroj se është duke e ndjekur mësimin. Nga kjo, nëse bëjmë një analizë del se një numër i madh i nxënësve po e ndjekin  mësimin por shtrohet pyetja sa është efektive”, pohoi Kudret Ferizi, maturant.

Kohë më parë, ministrja e Arsimit, Milla Carovska  paralajmëroi se mësimi nga 21 janari do të vazhdojë sërish online me qëllim që nxënësit të jenë më të sigurt dhe të mbrojtur nga Covid 19.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button