Lajme

Blerim Bexheti: Komunën e gjeta me mbi 2mln euro borxh, ndërsa tani borxhi është vetëm 70 milion denarë

Borxhet e komunave të cilat janë publikuar në disa media ditëve të fundit duket se nuk janë të sakta si shifra, të paktën për komunën e Sarajit pasiqë e njejta paraqitet në këtë rast se ka borxh mbi 2 milion euro, gjë që nuk është e vërtetë pasiqë si informacion demantohet pikërisht nga vet kreu i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, i cili në një prononcim për Agjencinë e lajmeve Zhurnal demanton një lajm të tillë duke thënë se komuna ka shumë më pak borxh se ajo që është lajmëruar në media, shkruan Zhurnal.mk

“Borxhi i komunës së Sarajit është vetëm 70 milion denarë, e jo siç është shkruar në disa media “2mln euro”, kështu thekson kreu i komunës së Sarajit Blerim Bexheti për Agjencinë e lajmeve Zhurnal, gjë që i bie se komuna ka vetëm 70 milion denarë borxh dhe asgjë më shumë.

Madje sipas informacioneve të Agjencisë së lajmeve Zhurnal, kreu aktual i komunës Blerim Bexheti e ka gjetur komunën me mbi 2 milion euro borxh, ndërsa brenda mandatit të tij ka arritur që të përgjysmojë borxhin e komunës që tashmë, borxhi është vetëm 70 milion denarë.

Ndërsa mes tjerave nga komuna e Sarajit në prononcimin e tyre për Zhurnal, thonë se kanë rritje dukshëm të madhe të të hyrave në këtë mandat.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button