Lajme

U kërkua si i zhdukur në Shkup por riu nga Vitia u aksidentua rrugës për Kosovë

Ekipi i Kërkim Shpëtimit në male i Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë tërhequr trupin e pajetë të Hesat Rrahmanit nga komuna e Vitisë, pas një aksidenti me makinë në aksin rrugor Kaqanik-Hani i Elezit.

Vi ktima i është dorëzuar Policisë së Kosovës dhe mjekësisë ligjore për procedura të mëtutjeshme.

Vetura e tij u gjet në humnerë, ndërsa deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur kur automjeti ishte duke lëvizur nga Hani Elezit në drejtim të Kaçanikut dhe më të kaluar tunelin e parë për shkaqe të panjohura, i ndjeri e humb kontrollin dhe kalon në anën e majtë të drejtimit të lëvizjes duke dalur nga rruga dhe bije në humnerë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button