Lajme

Biden në fjalimin e tij të parë si president i SHBA-së: Na nevojitet unitet, do të jem president i të gjithë amerikanëve

Joe Biden është presidenti i 46 i SHBA-së. Në fjalimin e tij, Biden, tha se sot është dita e demokracisë për SHBA-në.

“Tregimi i SHBA-së nuk varet nga individi por nga të gjithë ne. Ne jemi njerëz të mirë, dhe ndër shekujt në paqe dhe luftë kemi arritur shumë, por kemi ende shumë për tu arritur. SHBA ka shumë për të fituar”, tha Biden.

Biden foli edhe për koronavirusi duke thënë se nga virusi kanë vdekur më shumë njerëz se sa që kanë vdekur në Luftën e Parë Botërore dhe se shumë biznese janë mbyllur.

“Për të siguruar të ardhmen e amerikanëve nevojitet më shumë se fjalë, nevojitet unitet”, tha Biden, përcjell SHENJA.

Ai tha se pa unitet nuk ka paqe dhe as progresrivitet  dhe as shtet.

“Ky është një moment i një krize dhe uniteti është një platformë. Ne duhet të kalojmë këtë moment si Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nëse e arrijmë këtë ne nuk do të dështojmë asnjëherë”, u shpreh Biden, duke thënë se duhet filluar të flasin me njëri tjetrin, të tregojnë respekt.

Biden tha se beson se SHBA është shumë më mirë se kjo fotografi që po paraqitet tani, ndërsa shtoi se do të jetë president i të gjithë amerikanëve.

“Do ta mbrojë kushtetutën, do ta mbroj vendin dhe do ta mbroj Amerikën. Do të mbrojë të mirën për popullatën, dritën dhe jo terrin.  Zoti ta bekojë Amerikën, faleminderit Amerikë”, tha Biden./Shenja/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button