Lajme

Joe Biden nënshkruan tri marrëveshje në Zyrën Ovale

Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka nënshkruar tri marrëveshje pak më parë në Zyrën Ovale.Marrëveshjet e nënshkruara janë: Shpallja e Ditës së Inaugurimit, Emërimet për pozicionet e kabinetit dhe Emërimet për pozicionet e nën-kabinetit.

Biden, më pas do të udhëtojë për në varrezat kombëtare të Arlingtonit për një ceremoni të vendosjes së kurorave në “Varrin e Ushtarit të Panjohur”.

Me Biden do të jenë edhe ish presidentët Barack Obama, George Ë. Bush dhe Bill Clinton dhe ish zonjat e para Michelle Obama, Laura Bush dhe Hillary Clinton, shkruan CNN.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button