Sport

Juventusi fiton Superkupën e Italisë

Juventusi është fituese e Superkupës së Italisë. Skuadra e Andrea Pirlos arritur që të triumfojë 2-0 në finalen kundër Napolit. Në “Mapei Stadium”, bardhezinjtë ishin më dominues, duke lënë pas humbjen kundër Interit.

Fraksioni i parë dhuroi pak emocione, me lojën që u zhvillua më shumë në mesin e fushës. Juventus e nisi me më shumë agresivitet pjesën e dytë, duke arritur që të zhbllokojë ndeshjen në minutën e 64-t, pasi u harrua në zonë nga mbrojtja e napolitanëve.
Napoli do të kishte shansin e artë për të barazuar 10 minuta nga fundi, por Insigne gaboi një 11-metërsh, duke e dërguar topin jashtë kuadratit. Hysaj e ndoqi ndeshjen nga stoli, duke mos u aktivizuar për asnjë minutë nga Gattuso. Në sekondat e fundit, pas një kundërsulmi të shpejt, Cuadrado shërbeu një asist për Moratën, i cili shënoi me portën e boshatisur. Bardhezinjtë morën trofeun e 9-të të Superkupës duke qenë edhe në këtë kompeticion rekordmen.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button