Lajme

Bëri për spital ish-gruan, sherri në familje që çoi në vrasjen e biznesmenit Albert Krasniqi

Albert Krasniqi, biznesmeni që dyshohet se u vra pasditen e sotme nga babai i tij Skënderi, ka qenë në kërkim nga Policia në lidhje me një rast të dhunës fizike ndaj Besa Gashit, ish-bashkëshortes së tij.

Vrasja e biznesmenit ka ardhur pas një përplasje që ai ka pasur paraprakisht me babanë e tij, i cili i kishte kërkuar që të dorëzohej në Polici pasi ai kishte ushtruar dhunë ndaj ish-gruas së tij.

Ai kishte qenë i kërkuar nga Policia e Kosovës, për veprën penale dhunë fizike, që kishte ushtruar ndaj ish-gruas, ish-miss Kosovës, Besa Gashi, me të cilën çifti ka dhe një vajzë. Madje Policia kishte bastisur shtëpinë në kërkim të tij.

Kishte bërë për spital ish-gruan, zbulohet sherri në familje

Para dy ditësh, u dha lajmi edhe mbi ndarjen e çiftit, të cilët vendosën t’i japin fund martesës së tyre disa vjeçare, shkruan Reporteri.net.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button