Lajme

Çatia e QT “Mavrovasja” do të gjelbërohet!

Kjo është çatia e QT “Mavrovasja” që gjendet në Qendër të Shkupit.

E braktisur, e shkatërruar, e ndryshkun, me mbeturina dhe me mbetje të copave të betonit gjithandej.

Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me Komunën e Çairit dhe Shoqata e përdoruesve të lokaleve afariste në qendrën e biznesit “Mavrovasja” do të nisë rregullimin e kësaj çatie, e cila do të jetë e treta çati më e madhe e gjelbër në Shkup.

“Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me Komunën e Cairit dhe Këshillit të pronarëve të Qendrës Tregtare kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi, ku me mjete të përbashkëta do të fillojmë të bëjmë kulmin më të madh të gjelbër në qytetin tonë me hapësirë prej mbi 3000 m2”, tha Petre Shilegov – Kryetar i Qytetit të Shkupit.

Një kohë të gjatë kjo qendër tregtare ishte lënë anash dhe nuk është investuar asgjë në të.

Madje para disa muajve nisi ndërtimi i një objekti pa leje, por që u rrënua nga autoritetet.

Tani Në këto hapësira planifikohet të mbjellën mbi 40 lloje të ndryshme të fidanëve në një sipërfaqe prej 4,000 metra katrorë.

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu tha se ky projekt dukshëm do ta përmirësojë imazhin e qytetit , dhe se do të kontribuojnë shumë edhe në aspektin ekologjik dhe pastrimin e ajrit.

“Bëhet fjalë për gjelbërimin e kësaj zone e cila do të jetë mbi 3000 m2. Dukshëm do të përmirëson imazhin, do të rrisë numrin e konsumatorëve këtu, por po ashtu do të kontribuojnë shumë edhe në aspektin ekologjik dhe pastrimin e ajrit”, theksoi Visar Ganiu – Kryetar i Komunës së Çairit.

Autor dhe donator i këtij projekti është arkitekti Besian Mehmeti.

Një nga esnafët e Çarshisë së Vjetër që vepron aty afër me vite të tëra thotë se kjo do të jetë mirë për fëmijët

“Isha këtu dhe dëgjova për projektin dhe shumë më pëlqeu, sepse kam qenë në Qendrën Tregtare të Qytetit i cili është i ngjashëm me këtë këtu. Unë jetoj edhe këtu afër dhe kjo do të jetë mirë për fëmijët tanë sepse nuk kemi ku t’i dërgojmë të vegjëlit, ndonjëherë duhet t’i dërgojmë tek parku e më larg, ndërsa këtu është më afër më mirë”, potencoi Nazim Ali.

Njësoj në vitin 2019 edhe çatia e QTSH u gjelbërua me një sipërfaqe prej 1800 m2 ku ishin mbjellë mbi 50 drunj të ndryshëm.

Çatia e gjelbër e QT Mavrovasja është investim i Qytetit të Shkupit vlera të cilit të caktohet prokurim publik.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button