Françeska Jaçe thyen “rregullin”, vesh për herë të parë të brendshme

Françeska Jaçe gjithmonë guxon me veshjet e saj në daljet televizive dhe ka pranuar se shkon në emision pa të brendshme.
Por së fundmi, ish-banorja e BB ka thyer “rregullin” e saj.
E ftuar në emisionin “Kojshia Show”, ajo u shpreh se kishte veshur për herë të parë të brendshme për shkak të temperaturave të ulëta.
“Unë hera e parë që i kam veshur se zakonisht nuk i vesh, po thash hajt se ftohtë.
Në gardërobë shpenzoj kurse në të brendshme jo shumë,”– u shpreh modelja e Instagram, duke qeshur.
Gjatë intervistës, ajo foli edhe për fotot e nxehta që publikon në rrjetet sociale, ku ekspozon format e saj bombastike, duke thënë se janë artistike.
“Nuk do thosha foto pa rroba, por artistike më mirë.
Qëllimi i fotove është për arsye pune, për të reklamuar një biznes të caktuar por edhe për qejf sigurisht,”– tregoi Françeska Jaçe, ndërsa befasoi me deklaratën ku u shpreh se sdo martohet kurrë.
“Nuk do martohem kurrë.
Unë s’do martohem,”– u shpreh ajo.
Ish-banorja e BB pranoi se ka bërë operacion hundën, ndërsa “gjoksin e ka origjinal”.
“Kam bërë vetëm një operacion, hundën.
Por gjoksin e kam origjinal,”– përfundoi Françeska Jaçe./indekonline