Lajme

Me cilin deputet shqiptar flitej se ka lidhje dashurie ish deputetja Silvana Boneva?

Ish deputetja e VMRO-DPMNE’së dhe ish anëtare e KSHZ’së ka dhënë sot deklaratën hyrëse në procesin gjyqësor kundër saj të ngritur nga Prokuroria Speciale. Ajo ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se ndaj saj është bërë një betejë e padrejtë me shpifje e shpikje të gjërave të pavërteta.

Në kuloaret gazetareske në Parlament flitej se Boneva gjoja ishte në lidhje dashurie me një politikan shqiptar, i cili ende është në post të lartë shtetëror.
Mirëpo ish deputetja thotë se bëhet fjalë për shpifje dhe tentime për linçim politik.

“Isha publikisht e linçuar për vite të tëra, me gënjeshtrat e mëdha të konstruuara se jam rekordere në marrjen e kompensimeve për harxhime rrugore, pastaj se kam blerë banesa me para kriminale, me gënjeshtra se kam arritur në firma në firma si Silbo, Zhikol, garazhë në kate në Prilep, kazino në Gjevgjeli, plantazhe në Vallandovë e Dojran dhe shumë gënjeshtra të tjera. Madje shpikën edhe se kam pasur skandal seksual, që tani të më vendosin mbi shpinë edhe vepër kriminale që nuk e kam kryer”, ka thënë në dëshminë e saj Ish deputetja Silvana Boneva, përcjell in7.
Boneva, më tutje theksoi se si persona me mendime të kundërta politike me të, qëllimisht kanë nxitur urrejtje dhe vepra të këqija ndaj saj me gënjshtra dhe shpifje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button