Lajme

Gjermani, kufizohen hyrjet në territor për disa vende si pasojë e COVID-19

Gjermania do të kufizojë duke nisur nga nesët hyrjet në territorin e saj në rrugë tokësore, detare dhe ajrore të personave që vijnë nga pesë vende, më të prekurat nga variantet e ndryshme të COVID-19, theksoi sot qeveria.

“Ky vendim, i vlefshëm deri më 17 shkurt si fillim, përfshin Britaninë e Madhe, Irlandën, Brazilin, Portugalinë dhe Afrikën e jugut dhe parashikon të mbrojnë popullsinë gjermane”, theksoi Ministria gjermane e Shëndetësisë.

“Objektivi i kësaj mase është të kufizojë përhapjen e varianteve të reja të virusit”, shpjegon Ministria e Shëndetësisë.

“Sidoqoftë, këto kufizime do të përfshijnë disa përjashtime, veçanërisht për gjermanët që jetojnë në këto vende, shtetasit e këtyre vendeve që banojnë në Gjermani, udhëtarët në tranzit ose lëvizjen e mallrave”, sipas këtij dokumenti.

Qeveria gjermane vendosi këtë ndalim të hyrjes me iniciativën e saj, pavarësisht nga partnerët e saj të BE-së të cilët nuk mund të bien dakord për një qasje uniforme për këtë çështje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button