ShowBiz

Këngëtarja shqiptare flet hapur: I urrej të gjithë ish-të dashurit e mi

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, ka dhënë së fundmi një intervistë për “Forbes”, ku ka folur në përgjithësi për të rejat e saj.

Ajo ka treguar se është në përgatitje të disa projekteve muzikore, teksa e gjen frymëzimin nga hitet e dikurshme, me dëshirën që ato t’i rikthejë dhe t’i ripërpunojë në një version të saj, shkruan Forbes.

“Epo, është interesante sepse unë kurrë nuk shkoj në studio duke thënë: ‘Mirë, unë do të provoj një këngë të re sot’.

Nuk është ashtu.

Është më shumë si: ‘Unë jam duke eksperimentuar me tekstshkrues të tjerë ndonjëherë ose duke eksperimentuar vetë’.

Dhe pastaj krejt papritur, unë jam duke dëgjuar muzikë frymëzuese në të kaluarën dhe kështu që padyshim që e dëgjova atë këngë dhe isha si, ‘Prit, kjo është një nga këngët më të mëdha’.

Kështu që unë jam tamam si: ‘Pse nuk e rikthejmë këtë dhe e bëjmë atë më moderne?’ e bëjmë atë një himn femëror”, tha artistja shqiptare referuar këngës së saj më të re My Head & My Heart”.

E pyetur nëse përbën problem fakti që ajo tregohet shumë feministë në këngët e saj, Ava Max tha se nuk i intereson nëse kjo është problem vetëm për një pjesë të njerëzve (referuar meshkujve).

“Unë në thelb e bëj gjithçka një himn femëror.

Ky është problemi.

Nuk e di në se kjo përbën problem për disa.

Mund të jetë për disa njerëz.

Nuk është për mua”, u shpreh 26-vjeçarja në intervistën për “Forbes”.

Më tutje, Ava Max thotë se i duket qesharake herë pas here kur lexon komentet e njerëzve për feminizmin e saj në këngë, duke shtuar se ajo i urren të gjithë ish-partnerët e saj.

“Është qesharake kur shkon në internet dhe lexon komente të tipit: ‘A do të flasë ajo për burra të ashpër gjatë gjithë kohës?’

Dhe unë them: ‘Po’.

Unë i urrej të gjithë ish-partnerët e mi”, ka thënë interpretuesja e hitit “Sweet but Psycho”.

Në po të njëjtën intervistë, artistja emri i vërtetë i së cilës është Amanda Ava Koçi, shprehi keqardhje që nuk ka mundur të mbajë koncerte dhe të jetë pranë fansave vitin e kaluar, përjashtuar muajt janar dhe shkurt, duke uruar dhe shpresuar që pandemia sa më shpejt të përfundojë dhe turneu i saj të fillojë./kosovarja

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button