Lajme

A ju kujtohet hendbollisti maqedonas Stoilov?, sërish i merr në gojë shqiptarët!

Stojance Stoilov, hendbollisti i njohur maqedonas, edhe njëherë i ka fut hundë aty ku nuk i takon, duke reaguar pas protestës për “Monstrën”, që u mbajtë dje në Shkup, përcjell News-TV.

Sportist me shpirt urrejtësi, i përzier fortë në politikë dhe ka urrejtje të madhe ndaj shqiptarëve ka thënë se shteti po përdorë standarte të dyfishta, një për maqedonasit dhe tjetrin për shqiptarët.

Si shembull, ai përmendi hedhjen e kryqit në Ohër dhe karnevalin në Vevçani, ku pati qytetarë të sanksionuar.

“Ohri sanksionoi djemtë që kërcyen pas kryqit, Vevçani për karnevalin forcat speciale ushtruan dhunë ndaj njerëzve … për shkak të koronës. Dhe, kjo po ndodh në kryeqytetin Shkup gjatë kohës së koronës… mirë ndoshta për shqiptarët vlejnë ligje të tjera. Nuk ka tjerë, ndërsa s’është edhe hera e parë!!! Alo Qeveria e Maqedonisë së Veriut, Ministria për punë të brendshme a ka dikush?!!!”, shkruan Stoilov. /News-TV/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button