LajmeSport

Mevlan Adili ka një dëshirë të madhe: Vardari të bie nga kategoria!

Mbrojtësi i Vllaznisë së Shkodrës, Mevlan Adili ka dhënë një intervistë për televizionin Shenja, ndërsa në pyetjen rreth kampionatit tonë vendor, ai ka thënë së dëshirë ka se Shkëndija ta fitojë titullin, Shkupi dhe Renova të dalin në Europë, ndërsa dëshira më e madhe e mbrojtësit është që Vardari të bie nga kategoria.

“Duke parë se çfarë skuadre ka Shkëndija dhe Shkupi. Këta të fundit do të ishin pretendent për të fituar titullin nëse do të ishte edhe Dembo. Mirëpo për fat të mirë të Dembos, ai u transferua dhe për fat të keq të klubit që nuk e ka një futbollist dhe goleador si ai, i cili ka shkëlqyer. Dëshira e ime do të ishte që Shkëndija të shpallet kampion, Shkupi dhe Renova të shkojnë në Europë dhe Vardari të bie nga kategoria. Këtë do e dëshiroja më shumë”, ka thënë Mevlan Adili në një intervistë për televizionin Shenja.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button