Lajme

Vetura përplas edhe një këmbësor në Çair, situata bëhet alarmante (FOTO)

Mbrëmjen e kësaj të shtune një aksident i rëndë sërish ka ndodhur në bulevardin “Hristijan Todorovski Karposh” në Çair të Shkupit, raporton Zyrtare.net

Një vajzë e rreth 20-ave është përplasur nga një veturë e tipit “Audi” teksa ka qenë duke kaluar rrugën në këtë bulevard. Jo zyrtarisht mësohet se nga përplasja këmbësorja ka pësuar lëndime të rënda trupore ku është transportuar me urgjencë për në spital.

Situatën e bënë alarmante fakti që është hera e tretë që po pikërisht në këtë bulevard regjistrohen aksidente të këtilla ku pësojnë qytetarët. Qyteti i Shkupit që është përgjegjës për mirmbajtjen e këtij bulevardi ka treguar një papërgjegshmëri të madhe nga e cila kanë pësuar më së shumti banorët.

Ky vendkalim që zhfrytëzohet shumë nga kalimtarët ka pasur edhe protesta nga banorët zonës, ndërsa vetëm ditëve të fundit janë vendosur semafor dhe që janë akoma jashtë funksionit./Zyrtare.net/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button