Lajme

Bullgaria vendos test PCR edhe për qytetarët tanë

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut duhet të kenë test PCR negative jo më të vjetër se 72 orë për të shkuar në Bullgari deri më 30 prill, në përjashtim të disa rasteve, si kalimi tranzit nëpër Bullgari. Rregullat vlejnë për transportin tokësor, ajror, detar dhe hekurudhor.

Ndryshe, shtetasit bullgarë mund të hyjnë në Bullgari edhe pa test PCR të 72 orëve të fundit, por duhet t’i nënshtrohen karantinës 10 ditore.

Testi i detyrueshëm PCR në 72 orët e fundit, vlen edhe për shtetasit e BE-së dhe vendeve të rajonit (Serbia, Shqipëria, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Mali I Zi), njoftoi Ambasada e Shqipërisë në Sofje, duke theksuar vendet Shengen dhe shumë vende tjera jo-evropiane.

Qytetarët e këtyre vendeve kanë mundësi të kalojnë tranzit nëpër Bullgari edhe pa testin PCR, ashtu që qytetarët të garantojnë largimin e menjëhershëm nga territorit. Përveç tyre, pa test PCR mund të kalojnë edhe drejtuesit e autobusëve dhe kamionëve, ekuipazhet e avionëve dhe anijeve dhe punonjësit e kufirit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button