Lajme
Çmenduri/ Gruaja ruajti për 10 vite në frigorifer trupin e nënës

Një grua japoneze mbajti për 10 vite në frigorifer trupin e nënës së saj të vdekur.
Yumi Yoshino, 48-vjeçe tha se e mbajti trupin e nënës së saj në frigorifer pasi nuk dëshironte që të largonte atë nga shtëpia që kishin jetuar së bashku.
Ndërkohë sipas policisë në trupin e të ndjerës nuk kishte shenja dhune, ndërsa nuk mund të përcaktohet as koha dhe shkaqet e vdekjes së gruas.
Trupi thuhet se u zbulua nga një pastruese pasi Yoshino ishte detyruar të linte banesën për shkak të mungesës së pagesave të qirasë
Trupi ishte kërrusur për ta zënë frigoriferi, tha policia. Yoshino u arrestua të premten në një hotel në qytetin Chiba, afër Tokios.