LajmeSport

Valon Et’hemi gjen golin e parë me Istanbulsporin

Futbollisti tetovar Valon Ethemi ka shënuar golin e tij të parë në futbollin turk. Ish-kapiteni i Kukësit në ndeshjen e tij të dytë me Istanbulsporin arrin të realizojë gol, duke ndihmuar skuadrën të merr fitore 3:1 në transfertën me Altay-n. Et’hemi gjeti rrjetën vendase në minutën e 45-të të takimit duke çuar rezultatin në 0:2, pasi finalizoi me të majtën një kundërsulm dhe asistin e marrë nga Rroca. Pikërisht ky i fundit ishte autor i golit të parë për Istanbulsporin, që deri në fund menaxhoi fitore 3:1 duke shkuar në kuotën e 40 pikëve, një më pak se lideri Giresunspor. Valon Ethemi luajti deri në minutën e 66-të kur u zëvendësua nga Kristal Abazaj. Istanbulspor vazhdon serinë pozitive dhe është në mesin e kandidatëve kryesorë për promovim në Super Ligën e Turqisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button