Lajme

Filipçe: Vaksinimi do të fillojë me vaksinën kineze në shkurt

Jemi në fazën përfundimtare të negociatave dhe në shkurt sasia e parë që do të arrijë në vendin tonë do të jenë vaksinat kineze. Ne praktikisht gjithë procesin e imunizimit, në pajtueshmëri me sistemin veç më të gatshëm, do ta fillojmë me ato vaksina, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, transmeton Portalb.mk.

Ai theksoi se shumë shpejt do të dihet edhe data e saktë e dërgesës së 200 mijë vaksinave pas çka opinioni menjëherë do të informohet. Me atë do të fillojë vaksinimi i të gjitha grupeve me prioritet.

Në lidhje me furnizimin me vaksinat kineze, Filipçe tha se shteti ka ndërmarrë obligimin për zbatimin e të gjithë logjistikës për transport. Marrëveshja është e drejtpërdrejt mes kompanisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Në pyetjen se çfarë qasje ka vendi ndaj asaj që disa shtete evropiane janë deklaruar se vaksinën AstraZeneca nuk do t’ua japin popullsisë të moshës mbi 64 vjeç, Filipçe potencoi se ai është qëndrim disa agjenci nacionale nga disa shtete evropiane. Ai tha akoma nuk ka hyrë në udhëzimet zyrtare, por do të ndiqen udhëzimet e agjencive evropiane zyrtare.

Filipçe tha se deri më tani nuk ka bisedime për vaksinat ruse.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button