Lajme

Kush është biznesmeni nga Maqedonia që u rrë mbye në Kosovë?

Zeqir Ramadani, vëllai i biznismenit të madh nga Maqedonia, Ruzhdi Ramdani është kidnapuar sot në rajonin e Gjilanit.

Ramadani është rrëmbyer së bashku me një shok të tij të quajtuar Arben Aliti, dhe janë dërguar në një restor villash “Gërsheta”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se ka ndaluar pesë persona, tani të pandehurit V.K., B.N., M.I., F.S., dhe V.K. në kohëzgjatje prej 48 orëve, me dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘’Rrëmbimi’’, nga neni 191, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e tyre.

Dyshohet se ai është rrëmbyer për të detyruar të paguaj harac.Pak orë pas rrëmbimit, janë arrestuar pesë persona si të dyshuar në mes të cilëve edhe dy policë.Gazeta Insajderi ka mësuar se të dyshuarit janë munduar të arsyetohen se njëri nga të rrëmbyerit ka pasur lidhje me gruan e një të dyshuari.Por hetimet tregojnë se ai është rrëmbyer për para.

“Dyshohet se rasti ka ndodhur në fshatin Stanishor Komuna e Novobërdës, ku të pandehurit më 16 Shkurt 2021, me qëllim të përfitimit material, kanë rrëmbyer dy shtetas të Maqedonisë, të cilët i kanë mbajtur në një villë në vendin e lartcekur”, thuhet më tej.

Gazeta Insajderi ka zbuluar se të arrestuarit janë Valon Kiqina, Besian Neziri, Marigona Islami dhe Visar Kerqeli.Të rrëmbyerit janë Arben Aliti nga fshati Sllupqan dhe Zeqir Ramadani nga fshati Likovë./Insajderi.org

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button