Lajme

Zgjedhjet lokale në Maqedoni do të mbahen me 3 tetor

Edhe disa muaj larg zgjedhjeve lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Por me cilën datë do të mbahen këto zgjedhje? Për këtë sot ka folur lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, ku tha se zgjedhjet lokale do të mbahen me 3 tetor, transmeton TetovaSot.

“Akoma nuk është shtruar si temë për shkak të virusit dhe nuk do vonoj shumë pasi në tetor dihet me 3 tetor sipas kryetarit të kuvendit do të duhet të organizohen zgjedhjet lokale dhe ka disa muaj për të ulur dhe biseduar për të bërë vlerësimet e duhura për zgjedhjet lokale”, deklaroi Ali Ahmeti – Kryetar i BDI-së.

Edhe pse partitë politike ende nuk kanë publikuar emrat e kandidatëve që do të garojnë në këto zgjedhje, në opinion përfliten disa emra të kandidatëve potencial.

Në Komunën e Tetovës nga BDI përfliten emrat e Teuta Arifit,  Florim Besimit, Vullnet Ahmetit dhe Ibrahim Deharit, ndërsa nga koalicioni opozitar ASH-AAA përfliten Vullnet Ferati dhe Flakran Bexhetit.

Nga Lëvizja BESA Skender Saidi dhe nga PDSH-ja përfolet Sadi Bexheti, ish kryetar i Komunës së Tetovës.

Në këtë garë të nxehtë për qytetin kryesor të Tetovës pritet poashtu të ketë edhe koalicione mes partive kryesore ndërsa përflitet se do të ketë edhe kandidatë të pavarur. /TetovaSot/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button