Ndodh edhe kjo! Gruaja shkon në tualet, ariu e kafshon në të pasme

Një ngjarje trgji-komike ka ndodhur në Jug-lindje të Alaskës ku një grua u sulmua nga një ari teksa kishte hyrë në tualet për të kryrë nevojat e saj personale.
Shannon Stevens tha se u sulmua sapo ishte ulur në tualet, por nuk e kishte dalluar kafshën e egër.
Shannon, vëllai i saj Erik dhe e dashura e tij kishin marrë makinat e dëborës në shkretëtirë për të qëndruar afër Liqenit Chilkat, në juglindje të Alaskës, këtë të shtunë.
“Unë dola atje dhe u ula në tualet dhe menjëherë diçka kafshoi prapanicën time ndërsa isha ulur”, tha Shannon.
Ata në fillim menduan se ajo ishte kafshuar nga një ketër ose një vizon, ose diçka e vogël.
Eriku me një fener në dorë, ngriti shpejt ulësen e tualetit.
“Hapa tualetin dhe aty pashë një fytyrë ariu tamam aty në nivelin e ulëses së tualetit, parë prapa lart përmes vrimës”, tha ai për Daily Mail.
“Thjesht mbylla kapakun aq shpejt sa munda dhe thërrita: Është një ari atje poshtë, ne duhet të largohemi nga këtu tani”, tha ai.