Lajme

Nikollovski: Vazhdojmë me mbledhjen e nënshkrimeve kundër Ligjit për regjistrimin e popullsisë

Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikollovski njoftoi kjo është dita e dytë që me 300 pika mblidhen nënshkrime për t’i çuar në Kuvend dhe për ta anuluar Ligjin për regjistrim.

Me 25 mijë nënshkrimet vetëm në ditën e parë, dhe sot presim që të arrijmë në 40 mijë. Kjo do të thotë se deri në përfundim të aksionit i cili do të zgjasë 21 ditë, ne do të mbledhim mbi 100 mijë nënshkrime”, tha Nikollovski.

Sipas tij, kjo dëshmon se qytetarët duke përfshirë maqedonasit dhe të tjerët nuk pajtohen me një regjistrim të tillë i cili ështv politik dhe nuk është statistikor dhe që, sipas Nikollovskit, nuk respekton rregullat e Eurostat.

Një regjistrim i tillë nuk duhet të kalojë dhe për këtë shkak qytetarët e Maqedonisë në të gjitha qytetet dhe fshatrat nënshkruajnë për të anuluar ligjin”, tha Nikollovski.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button