Lajme

Komuna e Tetovës: Debat për transportin publik

Do të vendosen 48 pika të pritjes, por në terren nuk figurojnë madje as çereku i tyre. Përkundër mungesave të shumta megjithatë premtohet se autobusët e siguruar për qytetin e Tetovës në do të vehen në funksion në afat sa më të shkurtër. Këshilltarët e opozitës thonë se punët janë në pikën zero.

Nuk janë kompletuar nëntë stacionet e pritjes së autobusëve, shumë të tjera duhet të vendosen në periudhën në vazhdim, nuk ka parking adekuat për autobus, përplasje rreth çmimores, e një sërë mungesash, megjithatë flitët që për një perudhë të shkurtër kohore autobusët në qytetin e Tetovës të vihen në funksion. Drejtori i sapo emëruar i kësaj ndërmarrje, Darko Spirovski, edhe përskaj këtyre mangësive shprehet se po bëjnë përpjekje që me punë autobusët të fillojnë muajt që vijnë.

“Unë nga përvojën që kam, kur bëhet fjalë për projekte strategjike, cdo projekt strategjik projektohet për 20 vjet, neës flasim në terminologji psh të shitoreve kjo mund të zgjas një deri dy muaj, por projektet strategjike zgjasin me vite. Nuk do thotë ne të fillojmë vitin e ardhshëm por bëjme përpjekje të fillojmë në muajt që vijnë. Kemi disa sfida që duhet ti zgjidhim, pork y objektiitet mund të na anulojë për një ose dy muaj. Qëllimi ynë ëhstë të fillojmë sa më shpejtë”.

Në Tetovë do të ketë 48 pika të pritjes, por që për momentin janë vendosur vetëm 9 prej tyre, të locuara kryesisht në qendër të qytetit. Edhe pse me shumë vonesa për këto cëshjte, kryesuesi i këshillit Bekim Mehmedi shprehet optimist se me punë do fillohet në muajin mars.

“Nëse e shohim dinamikën e punëve jam optimist se deri në mars do kemi fillimin e transportit. Këtu mbetet të sigurohen edhe shoferët e autobusëve dhe një pjesë e administratës”.

Sipas këshilltarëve opozitar situata me transportin publik është në pikën zero dhe se gjithcka do të varet nga situata në terren.

“Situata me transportin publikë është në pikën zero dhe jo vetën në përgatitjet, planin që e pamë para nesh, me elaborimin që e bënë se si do të nise në fakt ishte cështje, sic tha drejtori, që gjithcka do varet prej situatës që do hasim në terren.”

Fillimisht, sic u tha do të fillohet me një linjë e cila do kalojë nëpër dy bulevarde, Iliria dhe atë të Ilindenit, dhe më pas krahas punëve në terren do të vazhdohet edhe me linjat e tjera të parashikuara.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button