Lajme

Pjesë nga komunat Karposh dhe Studeniçan nesër pa energji elektrike

Shfrytëzuesit nga fshati Alldincë dhe objektet në zonën e Mala Rekës në Komunën e Studeniçanit nesër nga ora 08:30 deri në 15:00 do të mbesin pa energji elektrike.

Nga ora 09:00 deri në 11:00, pa energji elektrike do të jenë edhe shfrytëzuesit nga objektet në rrethinë e pompës së benzinës “Makpetrol” në rrugën “Kozle”, nga ora 09:00 deri në 15:00, rrugët “Ronald Reagan”, “Oslo”, “Banjaluçka” dhe pjesa nga rruga “Metropolit Teodisij Gologanov” në afërsi të Replek, ndërsa nga ora 12:00 deri në 14:00, shfrytëzuesit nga rruga “Lerinska” nga nr. 1 deri në nr. 10, rruga “Milan Markoviq” nga nr. 1 deri në nr. 20, rruga “Kozle” nga nr. 1 deri në nr. 20, dhe rruga “Stogovë” nga nr. 1 deri në nr. 15, në Komunën Karposh.

Siç informon Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave të Qytetit të Shkupit, arsye për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike është realizimi i ndërhyrjeve teknike të planifikuara në rrjetin e shpërndarjes nga ekipet e EVN Maqedoni AD.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button