Lajme

Alternativa zgjedh kryetarin në degën e Tetovës

Kryetar i degës së Alternativës në Tetovë është zgjedhur Faton Selami. Siç ka njoftuar kryetari i Alternativës, Afrim Gashi sonte pranë kuvendarëve themelues dhe përfaqësuesve të Alternativës, është themeluar dega e Tetovës, kryetari i së cilës është zgjedhur Faton Selami, transmeton TetovaSot.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe deputeti i zonës 6 nga Alternativa, Hysni Ismaili, deputeti Skender Rexhepi – Zejdi, anëtari i Kryesisë Qendrore, Zeqirija Ibrahimi si dhe kryetari i Alternativës, Afrim Gashi.

”E përgëzoj Fatonin për detyrën e re, duke i dëshiruar punë të mbarë dhe suksese. Alternativa gjithkund po jep shpresë, ku që nga Likova e deri në cepin e fundit të Ohrit, po japim shpresë për ndryshim. Qyteti i Tetovës, do të jetë kthesa jonë e madhe politike, ndryshimi fillon prej në Tetovën e mikut tonë, Hysni Ismaili”, ka thënë Gashi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button