Lajme

Ministri Hoxha takohet me prodhuesit e orizit

Ministri i bujqësisë Arjanit Hoxha sot ka takuar prodhuesit e orizit ku është diskutuar mbi situatën e grumbullimit dhe plasmanit të orizit përfshirë këtu edhe korrjen e këtij viti.

Në takimin e sotëm me prodhuesit e orizit, përsëri diskutuam për situatën e krijuar me grumbullimin dhe plasmanin e orizit nga korrja e këtij viti. Fatkqesësisht pandemia ka prekur drejtpërdrejtë këtë sektor, por përsëri do të përpiqemi ta tejkalojmë së bashku këtë sfidë. Kohët e fundit isha nikoqir i një delegacioni turk, i udhëhequr nga Ministri i Bujqësisë, Bekir Pakdemirli, me të cilin diskutuam edhe për mundësinë e eksportimit të orizit dhe duhanit në Turqi. Negociatat tona në lidhje me këtë janë duke vazhduar.

Me prodhuesit e orizit dhe me kompanitë grumbulluese shkëmbyem informacione dhe mendime në lidhje me ndihmesën e ofruar nga Turqia mike dhe në këtë drejtim shpresoj që në ndonjë nga takimet e rradhës të sjell lajme pozitive në lidhje me problemet që hasen në procesin e grumbullimit të orizit.

Komunikimi dhe angazhimi aktiv i të gjithë të përfshirëve vazhdon edhe më tej. Takimi tjetër është planifikuar për javën e ardhshme, është shprehur kështu ministri Hoxha pas takimit me prodhuesit e orizit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button