Lajme

Shekerinska për vaksinat: Nëse dikush do të donte të bënte biznes, do të kishte ndodhur

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në intervistën për emisionin “Triling” në televizionin 24 Vesti i hodhi poshtë spekulimet se Qeveria ka hapur firmë ofshor për furnizim të vaksinave.

Ajo theksoi se “nëse dikush ka dashur të bëjë biznes, kjo edhe do të ndodhte”, duke potencuar se qëllimi i Qeverisë ka qenë t’i përdorë të gjitha kanalet që të sigurojë sa është e mundur më shpejt vaksina.

“Në të vërtetë nuk e di prej ku e keni informacionin se Qeveria ka hapur firmë ofshor. Bëhet fjalë ose për gënjeshtër ose për improvizim të përmasave të pabesueshme. Qëllimi ynë ishte të sigurojmë vaksina sa më shpejt dhe në momentin kur u bë e qartë se mekanizmi Kovaks  dështoi, për shkak se kërkesa në botë është tejet e madhe, ndërsa prodhimi i kufizuar, kur u bë e qartë se nuk mundemi të mbështetemi në atë që u dakorduam, ne thamë se kërkojmë nga të gjithë prodhuesit  dhe nga të gjitha vendet të cilat prodhojnë vaksina, mundësi ta furnizojmë”, tha Shekerinska.

Duke u udhëhequr nga kjo se me vaksinat nuk duhet të bëhet politikë, Qeveria, tha Shekerinska, nënshkroi marrëveshje për furnizim të vaksinave nga prodhimi perëndimor, siç është “Fajzer”-i, por të njëjtën e bëri edhe për vaksinat kineze dhe ruse.

“Të gjithë ata që erdhën dhe thanë mundemi të sigurojmë, deshëm të gjejmë mundësi sa është e mundur më herët ta kemi vaksinën”, theksoi Shekerinska.

Për avansin që ishte dhënë për vaksinën kineze, i cili pastaj u kthye, Shekerinska tha se asnjë vaksinë nuk mund të merret nëse paraprakisht nuk paguhet.

“Arsyeja për shkak të së cilës SHBA sot kanë më shumë vaksina nga, për shembull BE, është për shkak se menjëherë kanë bërë porosi dhe kanë paguar për vaksinat para se edhe ato të prodhohen. Dhe për këtë absolutisht një pjesë e madhe e vendeve janë në  zgjedhje nëse të hyjnë dhe të paguajnë apo nëse nuk paguajnë nuk do të marrin vaksina. Ashtu që, ne madje pasi kishim një mundësi shtesë të shkojmë dhe drejtpërdrejt me firmën kineze e cila, me sa  mbaj mend në momentin e parë nuk kishte kurrfarë informacioni kthyes, e lidhëm edhe atë marrëveshje dhe do të merrnim vaksinë të tillë. Por, kjo tregon sa është e rrezikshme kur shpejtoni sepse atëherë do të akuzoheni se keni hyrë në rrezik”, tha Shekerinska, duke mos hyrë në detaje sepse siç tha ajo është ministre e Mbrojtjes, ndërsa pyetjet duhet të drejtohen ministrive të tjera apo kryeministrit.

Ajo potencon se janë shfrytëzuar të gjitha kanalet që të furnizohen vaksinat pasi që situata është e tillë që nuk mund të pritet, por duhet të gjendet opsion.

Rreth furnizimit të vaksinës ruse, Shekerinska tha se që nga vetë fillimi Qeveria ka thënë se nuk do të bëjë politikë me vaksinat.

“Do të bëjmë përpjekje të furnizojmë vaksina por do të mundohemi edhe ta respektojmë ligjin. Ju e dini se cilat janë ligjet tona dhe e dini se për të furnizuar aparate të caktuara duhet të kaloni procedura edhe për miratimin dhe testimin e tyre dhe e qartë është se edhe bota i përshpejtoi ato procedura, por ne nuk mundemi t’i kapërcejmë ato. Për atë mendoj se në vend që të përqendrohemi në gjetjen e më të mirës, më shpejtë dhe më sigurt, mendoj se tani presioni i cili bëhet mbi njerëz të ndryshëm të cilët do të marrim vendime është se çfarëdo  që të bëjnë do të jenë nën kritikë të opinionit”, konsideron Shekerinska.

Ajo potencon se furnizimi me vaksinat është problem botëror dhe se nuk duhet të pritet se Maqedonia e Veriut me më pak se dy milionë banorë të marrë ndonjë përparësi në furnizimin e vaksinave në krahasim me shtetet dhjetë herë më të mëdha se ne.

Ministrja e Mbrojtjes nuk mendon se duhet të kërkohet përgjegjësi penale rreth furnizimit të vaksinës kineze nga “Sinofarm”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button