Lajme

Reagon Gruevski: Qeveria kryen trysni ndaj familjes time

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski me anë të një statusi në profilin e tij zyrtar në fejsbuk ka sqaruar se organet represive të Qeverisë në ora 06:00 kanë bastisur banesën në të cilën siç shkruan ai, jetojnë bashkëshortja me dy fëmijët. Ai ka shkruar se nuk ka patur nevojë për shqetësime të tilla ndaj familjes së tij si dhe në veçanti fëmijëve për shkak se çfarëdo që të kërkonin do t’u jepej, përveç se ky shqetësim nuk do të ishte një nga qëllimet.

“Nuk kanë pasur nevojë të bëjnë shqetësime të tilla ndaj familjes time dhe posaçërisht ndaj fëmijëve për shkak se edhe po të kërkonin do t’u jepej. Përveç nëse ky shqetësim nuk do të ishte një nga qëllimet. Nuk ekziston asnjë pronë e fshehur, banesë ose tokë. Nuk kam blerë, paguar dhe as shitur ndonjë vend, banesë ose ndonjë pronë tjetër dhe kjo mund të kontrollohet në kadastër. Nëna ime nuk ka asnjë banesë në Aerodrom. Ajo ka banesë në Kapishtes që është blerë me kredi në vitin 1984. Nuk ka asnjë banesë në emër të sekretares sime siç u shkrua në një pjesë të mediave”, ka shkruar Gruevski.

Gruevski më tej ka shkruar se Qeveria kryen trysni ndaj familjes së tij që t’i detyrojnë të jenë dëshmitarë të rremë duke përdorur metodat më brutale të kërcënimeve ndaj lirisë së tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button