Lajme

Avni Rustemi përkrahë trajnimin për administratë sportive nga Komiteti Olimpik

Në ambientet e Komunën së Tetovës, Komiteti Olimpik i Maqedonisë realizoi trajnim për administratën sportive. Ky trajnim u përkrah nga zv.drejtori i Agjencisë për rini dhe sport, z. Avni Rustemi dhe Komuna e Tetovës.

Zv. drejtori i ARS, Rustemi uroj që bashkëpunimi dhe partneriteti mes Agjencisë për rini dhe sport, Komitetit olimpik të Maqedonisë dhe vetëqeverisjeve lokale të strukturohet dhe më shumë për të zhvilluar interesin e tyre të përbashkët, sportin dhe infrastrukturën e sportit.

Në këtë trajnim u diskutua rreth menaxhimit dhe financimit të klubeve të sportistëve, për përmirësimin e infrastrukturës, standardit dhe zhvillimit të sportit dhe rekreacionit në vend, në çdo komunë pa perjashtim.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin drejtori i Komitetit Olimpik Daniel Dimevski, sekretari gjeneral Sasho Popovski , zv. drejtori i Agjencisë për rini dhe sport Avni Rustemi, Kryetari i Këshilltari Komunal Bekim Mehmeti, udhëheqësi i sektorit të sportit pranw Komunës së Tetovës Ahmet Qazimi, përfaqësues të klubeve të sportit, sportist, dhe përfaqësues të shkollave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button