Lajme

Hoteleritë e marrin seriozisht , 20 Prill fillojnë protestat

Hotelierët  më 20 prill do të protesojnë, ndwrsa protestat do t’i vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre. Nënkryetari i Odës turistike dhe hotelierike të Maqedonisë Martin Angellovski thotë se për momentin situata në këtë sektor është skajshmërisht alarmante dhe subjektet juridike po përballen me kolaps. Ato shpalosin kërkesa të reja dhe paralajmërojnë radikalizim të veprimeve të tyre, nëse masat e kërkuara prej tyre nuk realizohen.

Martin Angellovski, nënkryetar i Odës turistike dhe hotelierike e Maqedonisë

“Theksojmë se nuk e konsiderojmë ndihmën nga Qeveria për të përdorur kredi nga Banka e Zhvillimit, ajo është vetëm huazim shtesë nga një kredi për të pasur dy. Kërkojmë ndihmë financiare për çdonjërin prej mbi 100 objektet e kategorizuara që janë të regjistruara, të cilat më shumë se një vit janë të mbyllura tërësisht, me qëllim mbulimin e harxhimeve të deritanishme dhe borxhet e grumbulluara për shkak të ndalimit të punës”.

Më tej ai shtoi se kërkesat përfshijnë edhe ndihmë financiare në formë granti për të gjithë objektet hotelierike të regjistruara, të ndara në 3 kategori në bazë të numrit të madh të të punësuaëve në vitin 2020.

Martin Angellovski, nënkryetar i Odës turistike dhe hotelierike e Maqedonisë

“Kërkojmë  vërtetim për  moratorium ose riprogramim me një periudhë faljeje për huatë nga bankat komerciale dhe kreditë nga Banka e Zhvillimit, derisa qeveria të na lejojë të punojmë pa kufizime në sektorin tonë. Nëse mundet Qeveria neve me urdhëresë të na ndaloj të punojmë, mundet me urdhëres edhe të vërtetoj që bankat derisa nuk punojmë, të mos e pijnë gjakun tonëdhe të mos na detyrojnë duke na kërcënuar deri sa të mbetemi në rrugë, pa shtëpi dhe egzistencë”.

Sipas Angellovskit, ndihma financiare të cilën e siguron shteti për sektorin e tyre nuk ka vazhdimësi, ndërsa gjatë gjithë vitit nuk egzitojnë as protokolle për punë për të gjitha veprimet, të cilat mund të respektoheshin. Sektori i hotelierisë po përballet me një sërë sfidash.

Përndryshe me vendim të Qeverisë, prej më datë 7 prill objektet hotelierike janë të mbyllura, përmeç atyre që organizojnë porosi online ose “take aëay”. Ndërsa paraprakisht ata punonin me orar të kufizuar, gjegjësisht deri në orën 21:00./Tv Shenja/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button