Lajme

Fatmir Bytyqi: Nga nesër fillon aplikimi për mbështetje financiare dhe pakon e gjashtë ekonomike

Nga 27 prilli planifikojmë të ketë lehtësim të caktuar të masave në kuptimin e lejeve të punës, por me vigjilencë jemi duke i ndjekur rekomandimet e Komisionit për sëmundje infektuese, tha sonte zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi.

Bytyqi në pjesëmarrjen në TV 24 paralajmëroi se që nesër fillon aplikimi për mbështetjen financiare të pagave, ndërsa në konferencë shtypi Qeveria do ta kumtojë edhe pakon e re, të gjashtë të cilën ai e quan, siç theksoi, “pesë plus”. Do të paralajmërohet edhe operacionalizimi i masës nga Banka zhvillimore për kreditë pa interes.

Masa e cila nesër do të kumtohet lidhur me hotelierët si pjesë e pakos së gjashtë, zbuloi Bytyqi, është mbështetje e uljes së përllogaritur të të ardhurave prej 30 për qind këtë muaj, derisa janë të mbyllura. Kjo do të thotë, siç sqaroi, se veprimtarive hotelierike gjatë gjithë periudhës në të cilën janë të mbyllura do t’u substituohen 30 për qind të të ardhurave dhe shtesë do t’u jepen 50 për qind të bruto pagës minimale për çdo person të punësuar.

Janë duke e u bërë, shtoi Bytyqi, edhe kalkulimet e fundit për shlyerjen e interesit për borxhe më të vjetra se tre muaj, janë duke u tubuar informacionet nga të gjitha ndërmarrjet publike në nivel qendror dhe lokal dhe është duke u bërë vendim ligjor. Pas ditës së djeshme, Bytyqi shpreson, siç theksoi, se nuk do të ketë situata të ngjashme dhe se çdo ligj ekonomik do të votohet në afatin më të shpejtë të mundshëm.

Sipas zëvendëskryeministrit, janë duke u krijuar edhe vendime ligjore për lehtësime tatimore të cilat sivjet do të realizoheshin si masa.

Ai pret se do të ketë interesim edhe për kreditë pa interes për kompanitë. Ky model, tha, është i mirë dhe do t’u ndihmojë kompanive ta përmirësojnë likuiditetin, por jo vetëm tani, por edhe më tej që të mbijetojnë.

Pasi kumtoi se me pakon e re do të përfshihen edhe operatorët turistikë, zëvendëskryeministri u bën apel agjencive turistike se i fton të ulen në tryezë të rrumbullakët dhe të dakordojnë masa në afat të mesëm dhe të gjatë. Vauçerët për turizëm, theksoi Bytyqi, lidhen me vitin buxhetor kalendarik dhe nuk mundet ajo që është planifikuar për këtë, të vlejë edhe për vitin e ardhshëm.

“I ftoj agjencitë turistike këtë ose javën e ardhshme të vijnë dhe të ulemi së bashku, t’i ideojmë masat në afat të mesëm dhe të gjatë. Le të ulemi, të krijojmë plan afatgjatë, kjo është më e mirë sesa planifikimi sot për sot. Duhet të ballafaqohemi me realitetin dhe të planifikojmë se si më lehtë ta tejkalojmë krizën”, përmendi zëvendëskryeministri.

Çdo denar i Buxhetit që këtë vit shpenzohet duhet të shkojë për përballjen me Kovid-19, nënvizoi Bytyqi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button