Lajme

Nga 27 prilli do të lehtësohen masat kufizuese, zbuloni detajet!

Shtabi i Krizës i ka propozuar sot Qeverisë se duke filluar nga data 27 prilli deri më 15 maj, ora policore të fillojë në orën 21:00, ndërsa lokalet të fillojnë të punojnë në ambientet e tyre të jashtme, si rrugicat, kopshtet apo tarracat që ata disponojnë. Shtabi i Krizave ka propozuar që masat aktuale të përfundojnë më 27 prill.

Duke filluar nga data 27 prill 2021 (e martë), deri më 15 мај 2021 (e shtunë), objektet gastronomike të fillojnë të punojnë në ambientet e hapura që ata disponojnë si tarracat, kopshtet, por jo në ambiente e mbyllura.

Ora policore të fillojë në orën 21:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Të merret në konsideratë mundësia e uljes së masave kufizuese për të lejuar organizimin e trajnimeve sportive të organizuara nga qendrat / klube e fitnesi në hapësirë ​​të hapura.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button