Lajme

Presidenti i FFM-së Sejdini përgatit iftare për familjet në nevojë

I angazhuar maksimalisht me obligimet në krye të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, presidenti Muamed Sejdini gjen kohë edhe për bamirësi. Edhe pse në kushte të pandemisë me Covid-19 çdo profesionisti i duhet angazhim shtesë për menaxhim të punës në këtë situatë të jashtëzakonshme, megjithatë kur ekziton dëshira dhe modestia, atëherë gjendet kohë edhe për vepra si kjo e të parit të shtëpisë së futbollit vendor. Përveç mbështetjes finansiare dhe dhënies në dispozicion falas të lokalit të tij për përgatitjet e iftareve për familjet në nevojë, presidenti i FFM-së, Sejdini në fundjavë është bashkuar edhe fizikisht në përgatitjen dhe shpërndarjen e iftareve bashkë me iniciatorët e këtij aktiviteti humanitar me moton “Të zgjasim dorën për ta bashkuar atë me të dikujt tjetër e nëpërmjet saj për të ndjerë lumturinë.”

Në fakt ideja e avokatit Shkodran Alili për të shpërndarë 100 iftare në ditën e parë të Ramazanit gjeti mbështetje të fuqishme nga aktivistë tjerë kërçovarë, ndërsa krahas që aktiviteti u zhvillua rregullisht çdo ditë, duhet cekur se falë mbështetjes që arrin nga gjitha anët numri i iftareve që u shpërndahen nevojtarëve ka shkuar në 500, ndërsa pralajmërohet ditët në vijim edhe deri në 1 000.

Duke parë lumturinë dhe gëzimin që ka sjellur ky gjest në familjet që ndihmuan, rezulton se rinia kërçovare po bën punë të shkëlqyeshme, ndërsa mbështetja edhe fizike nga presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini, tregon se ky njeri jo rastësisht pas vetes po len suksese historike me futbollin e Maqedonisë.

Meti, ti je shembull për të gjithë!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button