Lajme

Pse u tërhoq projekti për fshatin Kalisht në Vrapçisht?

Kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani në Click Plus në TV21, u pyet se përse projekti në fshatin Kalisht është tërhequr. Ai thotë se projektin e Kalishtit e ka tërhequr me kërkesë të (ish)-ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugrevski pasi që ai projekt ka qenë i vjetër dhe nuk ka pasur revidim.

“Sugarevski me ka marr në telefon dhe më kërkoi që të takohemi dhe të flasim për projektin e Kalishtit. Kur u takuam më sqaroi se ai projekt është bërë në vitin 2008 dhe nuk ka revidim dhe është projekt në dy atare. Në fshatin Kalisht nuk kemi plan urbanistik dhe kjo rrugë nuk është në plan urbanistik, kurse pjesa tjetër kap në fshatin Negotinë ku ka një pjesë shumë të vogël ku kemi problem me çështjet pronësoro-juridike. Kush i merr obligimet për çështjet pronësoro-juridike ku realisht përgjigjesh edhe me vepër penale. Shqyrtova nuk ishte i reviduar, nuk kishte leje ndërtimi projekti dhe erdha në përfundim që u deshtë ta tërheq atë projekt dhe të filloj planin urbanistik për Kalishtin”, tha kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button