LajmeSport

Festa e Shkëndijës i bëri bashkë kryetarët e tre Federatave të Futbollit, Muamed Sejdinin, Armand Dukën dhe Agim Ademin

Shkëndija ka festuar të dielën titullin kampion për herë të katërt në histori, ndërsa në festën kuqezi, mysafirë special të njeriut të parë të Shkëndijës, Lazim Destani, ishin edhe tre krerët e Federatave të Futbollit, Muamed Sejdini i FFM-së, Armand Duka i FSHF-së dhe Agim  Ademi i FFK-së.

Destani përmes një postimi në rrjetet sociale ka uruar gjithë familjen kuqezi për suksesin e radhës.

POSTIMI I PLOTË I LAZIM DESTANIT:

“ Me përmbylljen e stinorit të futbollit 2020/’21 në Maqedoninë e Veriut, kam kënaqësinë në radhë të parë t’ua përcjell urimet e mia lojtarëve të KF Shkëndija dhe gjithë stafit të klubit për titullin kampion i vendit. Gjithashtu urime ju përcjell tifozëve të Shkëndijës kudo që jeni, anembanë trojeve tona me tifo-grupin pararojë ‘Ballistët’ që gjithmonë i qëndron pranë skuadrës kuqezi.Në këtë sezon diktuar nga ndryshimet që i ka sjellë pandemia, mungoi gjallëria dhe emocionet që në ndeshjet e futbollit vijnë nga tribunat e mbushura me spektatorë. Uroj që sa më shpejt të kalojë periudha e pandemisë duke i lënë prapa të gjitha sfidat që ka sjellë ajo. Në mënyrë të veçantë falënderoj për prezencën e tyre kryetarin e FShF Armand Duka, kryetarin e FFK Agim Ademi dhe kryetarin e FFMV Muamed Sejdini.Poashtu më gëzuan urimet nga të gjithë mbështetësit kudo që janë, përfshirë dhe liderët e të gjitha partive politike në vendin tonë, sadoqë të gjithë të ftuar, disa prej tyre nuk arritën të jenë prezent fizikisht.Futbolli e ka forcën e tejkalimit të të gjitha dallimeve, nga cilado sferë qofshin ato, këtu e gjejnë kënaqësinë të gjithë ata që e duan dhe kënaqen me këtë sport kaq popullor.Dëshiroj që gjatë kësaj vere Shkëndija në Kupat Europiane të arrijë suksese sa më të larta, duke u sjellë gëzim dhe emocion tifozëve të saj kuqezi e duke na bërë krenar të gjithëve! “.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button