Lajme

Zbuloni nga cila datë mund të lejohen dasmat në Maqedoni

Sipas informacioneve të Alsatit, protokollet për organizimin e ceremonive martesore u diskutuan në seancën e sotme të qeverisë. Sipas informacionit nga Qeveria, nëse ruhet trendi i ulët i infektimeve si javët e fundit me koronavirusin, restorantet e dasmave do të hapen më 1 qershori ose maksimumi deri më 15 qershor.

Sigurisht që kjo do të varet nga situata epidemiologjike. Protokollet për organizimin e festimeve të dasmave janë duke u përgatitur dhe së shpejti do t’u paraqiten pronarëve të objekteve hotelierike në mënyrë që ata të mund të përgatiten për organizimin e festimeve./Alsat

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button