LajmeSport

Kur ëndërra bëhet realitet, Besar Guxhufi firmos me Beshtikashin (VIDEO)

Futbolli është sport magjik dhe paralel me spektaklin që sjell në çdo nivel të mundshëm, në mesin e aktorëve shpesh sjell storie interesante nga më të ndryshmet, e që mbeten inspirim për gjithë gjeneratat pasuese se si ëndërra mund të bëhet realitet. Ju prezantojmë historinë e bukur të familjes Guxhufi nga Shkupi.

Një baba ambicioz si Besniku bashkë me të birin e tij të madh Bajramin, do të investonte shumë në dy djemtë e tij Blerimin dhe Burimin, për të arritur kënaqësinë që mes tjerash bijtë e tij ti shihte të luajnë në elitën e futbollit vendorë. Blerimi portier dhe Burimi sulmues, talentë premtues që megjithë faktin se luajtën në elitë, nuk patën fatin të ndërtojnë diçka serioze jashta kufijve e që do të dukej se prindi Besniku aty do të kishte kulmin e arritjes së investimit të tij te dy djemtë. Por kur punës i jep hakun, shpërblimi edhe mund të vonojë, por asesi të harrojë!

Më i madhi Bajrami vepron e punon në Zvicër, Blerimi dhe Burimi, sot në pjesën e dytë të dekadës së tyre të katërt të jetës, familja Guxhufi në dorë ka kontratë 5 vjeçare me gjigandin dhe kampionin e Turqisë, Fenerbahçe. Protagonisti i kësaj historie quhet Besar, më i riu i familjes, i cili me vetëm 16-të vite bën hapin e madh në karrierë për të kërcyer nga futbolli jonë në atë turk. Ëndërra bëhet realitet për familjen Guxhufi, pasi investimi i babait Besnikut dhe padyshim edhe mbështetja e djemve Blerimit e Burimit, sot merr kahje serioze duke plasuar Besarin në një nivel të lartë dhe skuadër model e me emër edhe në Europë.

Besari 16 vjeç, që në moshë shumë të vogël nisi me futboll te klubi Albarsa, duke shpresuar të paktën si vëllezërit e tij, një ditë të luante në elitë. Shfaq herët talent të rrallë dhe si pasojë kalon te shkolla e futbollit Vardari, ku shpejt imponohet në gjeneratat përkatëse, ndërsa paralel përfshihet në ekipet zinxhir të moshave të reja në përfaqësuesen e Maqedonisë, duke luajtur me U15, U16, U17 dhe madje edhe U19 edhe pse mosha e tij akoma është shumë e re. Janarin e këtij viti familja vlerësuan se është momenti për një lëvizje të rëndësishme, që do të ndihmonte Besartin për një hap serioz në karrierë.

U refuzuan oferta nga ekipe serioze në elitë që e shihnin si talent për ekipet e shpresave, në interes të minutazhit në ekipin e parë të Bellasicës, edhe pse këta të fundit mbanin vendin e fundit në renditje dhe me një këmbë kishin prekur Ligën e Dytë. Ky do të tregohej hapi i duhur, pasi Guxhufi i vogel te Bellasica debutoi me gol ndaj Renovës, luajti në 10 ndeshje me efekt prej 2 golave e 3 asisteve, mjaftueshëm për të tërhequr vëmendjen e shumë skautëve dhe klubeve të jashtme. Mes tjerash skuadra si Dinamo Zagreb, Fenerbahçe e Trabzonspor ishin lëshuar në kërkim të Besar Guxhufit, por më konkret tregohet Beshiktashi që arrin të sigurojë firmën e Guxhufit për 5 vitet e ardhshme.

Transferim senzacional për kushtet tona, të një xhevahiri që në Turqi paralajmërohet si Elif Elmasi i ri. Kontrata është firmosur, Beshiktash ka kompletuar dokumentacionin Besarit dhe prindërve të tij, që shkaku i moshës së lojtarit duhet të transferohen në Stamboll për të jetuar me të birin akoma të mitur, por tashmë futbollist i një gjigandi.

Deri sa në Turqi e presin me padurim si një shpresë e të ardhmes, Besar Guxhufi vijon stërvitjet në Shkup dhe në fund të muajit udhëton drejt Stambollit për të zyrtarizuar transferimin dhe realizimin e ëndërrës së tij dhe familjes Guxhufi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button