Lajme

Ariu prap shfaqet në Strimnicë, banorët të frikësuar, policia nuk merr masa (VIDEO)

Ariu srëish ka zbritur në Strimnicë të komunës së Zhelinës. Banorët theksojnë se ndjehen të frikësuar pasi askush nuk merr masa për të parandaluar ndonjë fatkeqësi.

“Sonte sërisht është parë rreth shtëpive arusha, dhe nuk e di askush nuk jep asnjë informacion se si të mbrohemi, ne jemi të frikësuar, mos dhashtë Zoti të ndodh diçka, kush do të mbaje përgjegjësi” thotë për TS banori i Strimnicës.

Gjuetarët theksojnë se nuk kanë të drjetë ta vrasin Ariun, pasi nuk kanë leje për të vrarë.
“Nuk kemi leje për të vra arushën, duhet nga organet kopetente të na thonë se arusha rrezikon seriozisht banorët dhe të na jepet urdhër për të bërë një gjë të tillë” thotë gjuetari nga Strimnica.

Siç mësohet, rasti është paraqitur në polici, por deri tani nuk ka ndonjë informacion nëse do të merret diçka apo jo.

Ndryshe Arusha për herë të parë është parë para katër ditëve edhe atë në mes të fshatit në orët e vona./TS/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button